Artikuj në dosjen tënde të shkarkimit

Dosja e shkarkimit është vosh
artikuj në dosjen e shkarkimit

!

Ofrojmë zgjidhje novatore

Inovacion në rehati, efikasitetin energjetik dhe zgjidhje për sigurinë

Belimo është lideri botëror në treg në zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e pajisjeve në terren për kontrollin energji-efikas të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit. Fokusi i biznesit tonë kryesor është te aktuatorët e damperave, valvulat e kontrollit, sensorët dhe matësit. I themeluar në vitin 1975, kompania ka në punë rreth 2000 njerëz në më shumë se 80 shtete dhe është listuar në Bursën Zvicerane (SIX) që prej vitit 1995.

Prano skedarët e personalizimit për të parë këtë video.

Fokusi i vazhdueshëm në nevojat e tregut dhe të klientëve na bën një partner që u ofron klientëve vlerë të shtuar të pakrahasueshme. Metoda CESIM e fokusuar te klienti e zhvilluiar nga Belimo për optimizimin e teknologjisë së ndërtimit me sensorë, valvula kontrolli dhe aktuatorë damperash garanton që produktet tona të kenë ndikim të madh te rehatia, konsumi i energjisë, siguria, instalimi dhe mirëmbajtja në ndërtesa.

Provoni teknologjinë tonë

Ne i ftojmë klientët dhe partnerët tanë anembanë botës që të shohin qendrën tonë në Hinwil, Zvicër. Mund të bëni këtë shëtitje virtuale në çfarëdo kohe dhe kudo për të eksploruar teknologjinë tonë dhe aplikimet e produkteve në një pamje 360°. Për klientët, ofrojmë gjithashtu seminare për aplikimet dhe trajnim praktik në vend.

Ne luftojmë për suksesin e përbashkët

Ne u ofrojmë klientëve tanë më tepër vlerë nga sa presin dhe më shumë nga sa mund të ofrojnë të tjerët. Mund ta arrijmë këtë vetëm nëse zgjidhjet tona vazhdojnë të vendosin standarde të reja dhe të mbeten një hap përpara konkurrencës. Kjo është arsyeja pse zhvillojmë performancë të lartë në çdo gjë që bëjmë dhe investojmë rreth 7% të shitjeve në studim dhe zhvillim. Baza për këtë pozicion në krye është një kulturë e veçantë e korporatës e bazuar te kredibiliteti dhe besimi.

Nga themelimi deri te etapa e aktuatorit të 100-miliontë

Belimo ofron më tepër sesa thjesht produkte. Ne i mbështetim klientët tanë me zgjidhje novatore, të efektshme dhe që optimizojnë përdorimin e energjisë. Jemi pranë klientëve tanë anembanë botës, ne flasim gjuhën e tyre dhe i kuptojmë ata. Çdo gjë që bëjmë u jep klientëve siguri të vazhdueshme se kanë zgjedhur më të mirët. Mësoni më shumë për etapat tona kryesore në historinë e kompanisë sonë.

 

Prano skedarët e personalizimit për të parë këtë video.

Belimo feston prodhimin e aktuatorit të 100-miliontë

Në fillim të vitit, Belimo prodhoi aktuatorin e tij të 100-miliontë, dhe me këtë arriti një etapë tjetër në hsitorinë e kompanisë. Sot, qindra mijëra ndërtesa anembanë botës përdorin aktuatorë Belimo në sistemet e tyre HVAC.

Lideri në tregun botëror me bazë në Zvicër për pajisjet në terren për kontrollimin dhe rregullimin e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit të ajrit vazhdon të rritet duke arritur këtë etapë, si edhe kërkesën për produkte novatore që rritin në mënyrë të qëndrueshme rehatinë, efikasitetin energjetik dhe sigurinë në ndërtesa.

Certifikata

Cilësia e fabrikave të prodhimit anembanë botës të Belimo konfirmohet nga certifikata dhe standarde të shumta të arritura. Procedurat e kompanisë sonë garantojnë që produktet tona të kenë cilësi të lartë, të jenë mjaft të besueshme dhe me çmim konkurrues. Certifikatat e dhëna për fabrikat tona të prodhimit anembanë botës e konfirmojnë këtë.