Artikuj në dosjen tënde të shkarkimit

Dosja e shkarkimit është vosh
artikuj në dosjen e shkarkimit

!

Sensorë/Matës

Sensorët HVAC dhe matësit e energjisë termale Belimo ofrjnë besueshmëri të lartë, instalim të thjeshtë dhe integrim pa mundim me sistemet kryesore të automatizimit të ndërtesave.

Ndërtimi novator i sensorëve tanë bën të mundur montimin e thjeshtë dhe pa përdorur mjete, vënien e thjeshtë në punë dhe ofron mbrojtje IP65/NEMA 4X. Belimo ofron një gamë të plotë sensorësh për matje të tempraturës, lagështisë, presionit, CO2, përbërësve organikë të avullueshëm (VOC) dhe fluksit në tub, tubacion, në aplikime të brendshme dhe të jashtme.

Matësit e energjisë termale dhe Belimo Energy Valve™ kombinojnë matjen, kontrollin dhe faturimin e energjisë në një pajisje të vetme. Matësit tanë për energjinë termale janë miratuar si matës nxehtësie sipas EN 1434/MID dhe janë përgatitur për faturim në distancë me bazë IoT. Teknologjia e patentuar e Belimo për monitorimin dhe kompensimin automatik të glikolit sigurojnë matje të saktë, edhe nëse përqendrimi i glikolit ndryshon.