Artikuj në dosjen tënde të shkarkimit

Dosja e shkarkimit është vosh
artikuj në dosjen e shkarkimit

!

Pikat kryesore nga Belimo

Mjeshtër i fluksit me Belimo Energy Valve™

Vite të tëra zgjerim në spitalin Ludmillenstift bënë që sistemi HVAC të mos e përballonte dot më ngarkesën. Prezantimi i Belimo Energy Valves™ reduktoi ndjeshëm normën e fluksit të ujit të rrjetit të ngrohjes, duke rezultuar në sisteme ngrohjeje dhe ftohjeje inteligjente, transparente, efikase në konsumin e energjisë në varësi të ngarkesës - duke përmirësuar ndërkohë rehatinë dhe duke e mbajtur stabël konsumin e energjisë.

Një nga 1000 zgjidhjet për të ndryshuar botën - Solar Impulse Foundation

Në ajër, Solar Impulse provoi se duke përdorur dhe modifikuar teknologjitë ekzistuese, një aerpolan me energji diellore mund të fluturojë natën duke përdorur një burim energjie të rinovueshëm. Në ndërtesa, Belimo Energy Valve™ bëri modifikime që valvula e kontrollit jo vetëm të kontrollonte fluksin, por edhe energjinë e kontrollit dhe të menaxhonte delta T, duke ofruar transparencë dhe duke siguruar punim efikas të sistemeve HVAC.

Kombinim i matjes dhe kontrollit të energjisë, matje dhe faturim i certifikuar i energjisë termale

Belimo Energy Valve™ integron matjen, kontrollin e energjisë, menaxhimin e delta T, dhe nëse është e nevojshme, faturimin me IoT në një pajisje të vetme. Ofron integrim të lehtë dhe direkt në BMS ose në platformat e monitorimit me IoT, me monitorim me bazë IoT, mjete për përmirësimin e performancës dhe të dhëna faturimi. Dy botët e "kontrollit të energjisë" dhe "matjes dhe faturimit të certifikuar të energjisë termale" janë bashkuar. Sjellim së bashku veçori performance për t'ju kursyer kohë dhe para.

Prano skedarët e personalizimit për të parë këtë video.

Faturim i energjisë me matës të integruar të energjisë

Kampusi i Universitetit të Bremen ka mbi 30 ndërtesa të ndërtuara në vitet 1970, të cilat janë zgjeruar dhe rinovuar vazhdimisht. Rritja e kërkesave për energji gjatë viteve ka sjellë ndërlikime në shpërndarjen e volumit dhe në mirëmbajtjen e furnizimit me ngrohje dhe ftohje. 
Falë bashkëpunimit me z. Florian Ruby nga M&P Braunschweig GmbH dhe instalimit të valvulave të energjisë Belimo, Universiteti i Bremen ka qenë në gjendje të zgjidhë vështirësitë hidronike të këtij sistemi të zhvilluar prej kohësh. Kontrolli i energjisë dhe i normës së fluksit të masës i valvulave garanton furnizim të besueshëm. 
Sistemet e gjeneratës do të shfrytëzohen në mënyrë optimale dhe ndërtesat individuale as nuk do të furnizohen tepër, as nuk do të furnizohen pak. 
Të dhënat e regjistruara i japin qendrës energjetike të Universitetit të Bremen një shkallë të lartë transparence; diçka që më parë kishte qenë e pamundur me një valvul kontrolli bazë. 
Përveç monitorimit dhe kontrollit të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes, valvula e energjisë bën gjithashtu të mundur faturimin e energjisë me bazë IoT, të miratuar nga MID brenda qendrave individuale të kostos.
 

Prano skedarët e personalizimit për të parë këtë video.

Rehati perfekte me ajër të brendshëm të shëndetshëm

Sensorët e dhomave Belimo dhe njësitë e operimit të dhomave janë projektuar që të plotësojnë gamën ekzistuese të sensorëve. Pamja e tyre estetike e thjeshtë është ideale për instalim në vende të dukshme, duke bërë të mundur ndërtim një dizajn elegant dhe të cekët që kombinohet në mënyrë perfekte me ambientin përreth.Me zgjerimin e gamës së produkteve për hapësirat e dukshme të dhomës, Belimo i ofron arkitektit një ndërtim estetik dhe që i reziston kohës, instaluesit një instalim të shpejtë, integruesit të sistemit një vënie të thjeshtë në punë dhe një klimë të rehatshme të ambientit.

Prano skedarët e personalizimit për të parë këtë video.

Belimo feston prodhimin e aktuatorit të 100-miliontë

Në fillim të viteve 2020, Belimo prodhoi aktuatorin e tij të 100 miliontë, dhe ndërsa bëri këtë, arriti një etapë tjetër në historinë e kompanisë. Sot, qindra mijëra ndërtesa anembanë botës përdorin aktuatorë Belimo në sistemet e tyre HVAC.

Lideri botëror zviceran për pajisjet në terren për kontrollimin dhe rregullimin e ngrohjes, ventilimit dhe sistemeve të kondicionimit vazhdon të rritet duke arritur këtë etapë, si edhe duke plotësuar kërkesat për produkte novatore që rritin në mënyrë të qëndrueshme rehatinë, efikasitetin energjetik dhe sigurinë në ndërtesa.

Sensor fluksi ultrasonik me matje të glikolit

Matja e besueshme e fluksit është e domosdoshme për të rritur në maksimum efikasitetin e HVAC dhe për të garantuar rehati për njerëzit brenda. Sensori i ri i fluksit Belimo përdor teknologjnë e kohës tranzit ultrasonike për të siguruar matje të sakta dhe të përsëritshme të fluksit të ujit dhe përzierjeve ujë/glikol në çfarëdo aplikimi HVAC.

  • Multi-pikë, me ujë, i kalibruar për të garantuar saktësi dhe përsëritshmëri.

  • Logjika e patentuar e kompensimit të temperaturës dhe glikolit eliminon nevojën për kalibrim manual.

  • ±2% saktësi matjeje dhe ±0.5% përsëritshmëri garantojnë matje të saktë të fluksit.

Ofrim i sigurisë në McMenamins Elks Temple në Takoma, Uashington

I ndërtuar në vitin 1915, Ndërtesa e Tempullit Elks Temple zndodhet në Broadway të famshëm të Takomas (WA) dhe është renditur në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike. Në vitin 2012, Tempulli Elks u ble nga McMenamins, pasi ishte braktisur që prej më shumë se katër dekadash.Rinovimi i ndërtesës filloi në vitin 2017 me qëllimin për ta restauruar dhe për ta kthyer në dizajnin arkitekturor dhe për të ruajtur ndjesinë dhe karakterin arkitekturor të shekullit të 20-të të teatrit, duke shtuar një restorant, bare, dhoma hotelesh, hapësira eventesh dhe një birarri funksionale. Për të mbrojtur asetet e ndërtimit histsorik dhe për të garantuar sigurinë e njerëzve, u instaluan aktuatorë damperi zmarri dhe damper kontrolli tymi.

Teknologjia që shpëton jetën

Mbrojtja nga zjarri në ndërtesa bazohet në tre shtylla kryesore: mbrojtja strukturore, teknike dhe organizative kundër zjarrit Mbrojtja teknike kundër zjarrit është më e rëndësishme se kurrë, sidomos në ndërtesat moderne me ndërtime të pazakonte, përdorim të përzier ose rritje të kompleksitetit dhe madhësisë së ndërtesave.Belimo e ka adresuar këtë temë shumë herët, sidomos për sa i përket mbrojtjes teknike nga zjarri.Që nga viti 1978 – tre vjet pas themelimit të tij – Belimo ka shitur aktuatorë që mund të montoheshin në dampera zjarri. Ndërkohë, Belimo është bërë literi në tregun botëror në motorizimin e damperave të zjarrit dhe damperave të kontrollit të tymit me ekspertizë dhe ekseperiencë të mirënjohur.