Artikuj në dosjen tënde të shkarkimit

Dosja e shkarkimit është vosh
artikuj në dosjen e shkarkimit

!

Së bashku në krye

Misioni vlerat dhe kodi i sjelljes

Suksesi ynë është rezultat i të ofruarit më shumë vlerë për klientët. Kjo është arsyeja pse ne jemi të motivuar për të ofruar rendiment të lartë në gjithçka që bëjmë. Ky mision, vlerat tona dhe kodi ynë i sjelljes na orientojnë ne dhe klientët tanë së bashku drejt kreut. 

Aktiviteti ynë sipërmarrës duhet të jetë i plotkuptimtë për botën. Belimo mbështet objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, veçanërisht në fushat e "shëndetit të mirë dhe të mirëqen dhe të "veprimit për klimën".

Rehati: Njerëzit kalojnë më shumë se 90% të kohës në ndërtesa. Belimo i ndihmon njerëzit të ndihen më komodë duke garantuar që të mund të jetojnë dhe punojnë në një ambient të shëndetshëm.

Energjia: Ndërtesat përllogaritet se kanë mbi 40% të konsumit të energjisë në botë. Me pajisjet tona që kursejnë energji, ne ndihmojmë në reduktimin e emetimit të gazrave të efektit serrë.

Siguri: Aktuatorët e sigurisë dhe të zjarrit të Belimo shpëtojnë jetë dhe ndihmojnë në minimizimin e dëmeve në ndërtesa dhe pasuri të paluajtshme. Për më tej, pajisjet tona kontrollojnë pajisjet e sigurisë në ambiente kritike si p.sh. spitale dhe laboratorë.

Instalimi: Ne e bëjmë më lehtë punën e përditshme për teknikët dhe kontraktorët. Pajisjet tona thjeshtojnë procesin e projektim-instalimit dhe e bëjnë edhe më të shpejtë vënien në punë.

Mirëmbajtja: Aktuatorët, valvulat e kontrollit dhe sensorët tanë të cilësisë së lartë kanë jetëgjatësi më të lartë dhe konsum më të ulët të energjisë gjatë punës. Mirëmbajtja e reduktuar mundëson qetësi mendore për pronarët dhe operatorët e ndërtesave.

Pajisjet tona të vogla kanë impakt të madh - mbi klientët tanë dhe mbi shoqërinë. Kjo është bindja jonë.

Ne u ofrojmë klientëve tanë më shumë vlerë sesa ç’presin dhe më shumë sesa mund të ofrojnë të tjerët. Ne e arrijmë këtë duke ofruar zgjidhje unike dhe duke maksimizuar rendimentin operativ. Kredibiliteti dhe besimi janë po njësoj kritike për suksesin tonë.
Lars van der Haegen
CEO Belimo
  • Vlera e klientit
  • Lidershipi i zgjidhjes
  • Ekselenca operacionale
Vlera e klientit

Metoda jonë e orientuar nga klienti, CESIM®, mundëson produkte dhe shërbime unike. Vlera e shtuar për klientët tanë është suksesi ynë.

Lidershipi i zgjidhjes

Ne jemi duke investuar në inovavion, që të mund ta befasojmë tregun me zgjidhje unike.

Ekselenca operacionale

Përmes ekselencës sonë operacionale, ne sigurojmë dorëzimin e besueshëm të produkteve të cilësisë më të lartë. Prioritetet tona janë gjithnjë të qarta - cilësia e para, përpikëria në kohë e dyta dhe kostoja e treta.

Kultura e kredibilitetit

Kultura e Belimo është qëndron mbi besimin, integritetin, kompetencën dhe përgjegjësinë. Ne mbështesim përkushtimin personal, guximin për ndërmarrë rreziqe për të frymëzuar klientët, punën në ekip dhe diversitetin kulturor.

Besim
Ne jemi të hapur, respektues, të ndershëm dhe të drejtë. Kjo na mundëson të arrijmë një nivel më të lartë besimi. Me vendosjen e besimit si hap të parë mundësohet një stil lidershipi me pjesëmarrje, me një dialog të hapur dhe objektiv për të gjetur gjithnjë përgjigjen më të mirë së bashku. Kjo në fund krijon qartësi, një mirëkuptim të përbashkët dhe përkushtim të plotë të të gjithë punonjësve. Forma të shkurtra vendimmarrjeje, përgjegjësia personale, afërsia me klientin dhe identifikimi i punonjësve me kompaninë – kjo është baza e krijimtarisë dhe e inovavionit, si dhe arsyja pse Belimo ndodhet gjithnjë një hap përpara.

Integritet
Ne i kryejmë detyrat tona me objektivitet, me integritet dhe buonsens. Ne u qëndrojmë gjithnjë besnikë punonjësve, klientëve, partnerëve tanë të biznesit dhe aksionarëve.

Kompetencë
Ne posedojmë njohuri unike zbatimi dhe i kuptojmë proceset e biznesit të klientëve tanë, duke na mundësuar t'u ofrojmë këshillë të arsyeshme dhe të ndershme. Si rezultat, ne kemi besimin e tyre dhe perceptohemi si partner ekspert. Belimo është një vend ku mendja mund të zhvillohet si nga aspekti personal, ashtu edhe ai profesional. Ky ambient krijues kultivon talentin në të gjithë botën. Së bashku ne bëjmë impakt!

Përgjegjësi
Ne ndihemi përgjegjës për ambientin. Ne shikojmë vazhdimisht për mënyra se si të reduktojmë konsumin e energjisë. Ne evitojmë përdorimin e substancave dhe të materialeve që vënë në rrezik ambientin. Kjo na jep mundësi të reja, redukton rreziqet dhe avancon inovacionin. Ne jemi të bindur se veprimet dhe sjellja e përgjegjshme në fund rezultojnë në rritje dhe fitime të qëndrueshme, duke krijuar më shumë vlerë për të gjithë palët e interesuara. 

Kodi i sjelljes

Deklarata e misionit e Belimo përcjell vlerat themelore dhe parimet kyçe orientuese të kompanisë. Duke qenë se çdo punonjës ndihmon në formësimin e kulturës së korporatës Belimo, është imperative që çdokush prej tyre të kuptojë dhe të përqafojë përgjegjësinë e vet personale.

Belimo është e vendosur ta menaxhojë biznesin e vet në pajtim me standardet më të larta etike dhe ligjin në fuqi. Punonjësit duhet të veprojnë po njësoj. Ky qëndrim nuk është vetëm jetik për ruajtjen e reputacionit të mirë të Belimo dhe për të parandaluar sanksione të mundshme sipas ligjit civil apo penal, por edhe pasqyron vlerat e Belimo.