Artikuj në dosjen tënde të shkarkimit

Dosja e shkarkimit është vosh
artikuj në dosjen e shkarkimit

!

Lëvizim drejt Building IoT
Me produkte novatore

Lidhshmëria ka qenë gjithnjë një veçori kyçe e produkteve tona. Me produktet e gatshme për IoT të Belimo dhe të dhënat e tyre të çmuara, klientë tanë mund të:

  • lidhin pajisjet në terren me protokollet e zakonshme të komunikimit të automatizimit të ndërtesave dhe në paralem me platformat moderne Building IoT;
  • gëzojnë fuqinë e një ekosistemi dixhital të lidhur;
  • marrin kontroll të plotë të të dhënave të tyre;
  • implementojnë strategji të efektshme të optimizimit dhe kursimit të energjisë në ndërtesa;
  • reduktojnë kostot e instalimit dhe mirëmbajtjes.

Ofrimi i produkteve më të mira me lidhjen e duhur dixhitale është fokusi ynë tani dhe në të ardhmen. 

Lidhje të shpejta me seksionet më të shikuara:

Prano skedarët e personalizimit për të parë këtë video.

Ekosistem dixhital Belimo

Ekosistemi i pajsijeve IoT Belimo bën të mundur integrim elastik të sistemit përmes të gjitha protokolleve të zakonshme të komunikimit të automatizimit të ndërtesave (BACnet, Modbus, Belimo, MP Bus) dhe platformat BIoT. Edhe me kontrollin e zakonshëm përmes sinjaleve analogjike të pozicionimit, komunikimi bus mund të përdoret për monitorimin dhe mbishkeljen. 

Ndërkohë, me ndihmën e lidhjes IoT shtesë, ndërtesat mund të optimizohen, menaxhohen dhe mirëmbahen më lehtë. Klientët tanë mund të lidhen, monitorojnë dhe kontrollojnë pajsijet e tyre pa kosto ekstra - kjo lidhshmëri është htjesht një pjesë integrale e produkteve tona IoT. Optimizimi në ekosistemin dixhital Belimo shfrytëzon plotësisht potencialin e energjisë dhe siguron parametrat e rekomanduara për punimin e efektshëm për të përmirësuar performancën dhe stabilitetin e sistemit.

Ne kemi parime të cilave mund t'u besoni

Besueshmëria jonë si furnitor i fokusuar dhe i përkushtuar i pajisjeve në terren është çelësi. Ne e kuptojmë rëndësinë e integrimit të hapur dhe pa mundim të pajisjeve tona në zgjidhjet e klientëve tanë, dhe këto parime reflektohen në të gjitha linjat e produkteve tona IoT. Klientët tanë zotërojnë të dhënat nga pajisjet e tyre, dhe mund të analizojnë, përdorim dhe fshijnë lirshëm ato informacione sipas dëshirës. Kjo është arsyeja pse ofrojmë një Client-API të hapur për çdo përdorues ose ent të autorizuar nga klienti.

Këtu janë parimet tona IoT:

Siguria dhe privatësia

Lidhshmëria e Building IoT i bën sistemet tona HVAC më inteligjente, por të dhënat kritike të performancës duhet të jenë të mbrojtura e të sigurta. Kjo është arsyeja pse ekosistemi Belimo IoT mbron të dhënat cloud, garanton komunikim të pajisjeve nëpërmjet lidhjeve të sigurta dhe menaxhim të mirë të të drejtave të aksesit të përdoruesit.

Një vështirësi tjetër kryesore e IoT është privatësia e të dhënave - përkatësisht, kush i kontrllon të dhënat dhe kush i shikon ato. Belimo i ruan të gjitha të dhënat e sistemit në një magazinë të sigurt, ku vetëm përdoruesit e autorizuar kanë akses në të dhënat e tyre. Kjo llogari siguron gjithashtu akses në një ndërfaqe aplikacioni në ueb të thjeshtë dhe të personalizueshëm.

Arkitektura e ekosistemit IoT

Ekosistemi IoT i Belimo garanton besueshmëri dhe efikasitet maksimal për pajisjet e lidhura Belimo dhe aplikimet e tyre në internet. Lidhjet e sigurta bëjnë të mundur transferimin dhe aksesibilitetin e të dhënave në dhe nga cloud qendror, të dhënat e pajisjes dhe menaxhimin e llogarisë. Çdo pajisje e prodhuar njihet në cloud. Ky fakt i kombinuar me lidhjet e sigurta https e bën komunikimin të sigurt. Belimo njeh lloje të ndryshme të lidhjeve cloud në produktet e tij. Lidhjet e përhershme me Ethernet ose të përkohshme me NFC me smartfon janë aktualisht në përdorim.

Aplikime biznesi në Cloud

Një ndërfaqe programimi aplikimi (API) klient e fuqishme dhe e sigurt u jep mundësi palëve të treta që të zhvillojnë shërbimet e tyre, të ashtuquajtura "aplikim i palës së tretë". API klient siguron menaxhimin e llogarisë cloud dhe aksesin e leximit/shkrimit në pajisjet e zotëruara, si edhe gjendjen e tyre dhe të dhënat historike. Dokumentacioni API dhe xhetonët e aksesit janë në dispozicion për zhvilluesit e miratuar nga Belimo. Vizitoni Hapësirën për Zhvilluesit e Belimo.

Llojet e lidhjeve

Pajisjet IoT të Belimo kanë disa mundësi lidhjeje për ekosistemin dixhital të Belimo. Lidhja e përhershme me Ethernet i jep mundësi pajisjes që të ketë shkëmbim të përhershëm të të dhënave dhe akses në distancë në çastnga dhe në ekosistemin IoT përmes API të pajisjes. Teknologjia NFC dhe APP bëjnë të mundur sinkronizimin afatshkurtër të të dhënave dhe aksesin e përkohshëm në distancë nëpërmjet smartfonit dhe pajisjeve me NFC dhe nga smartfoni në ekosistemin IoT.

Një partner i vërtetë dixhital

Pajisjet tona IoT janë "lojtarë të mirë skuadre" në një sistem të menaxhimit të ndërtesës ose në një zgjidhje BIoT moderne. Karakteristikat e rëndësishme të lidhjeve të integruara në çdo produkt janë ndërtuar duke pasur në mendje aplikimin specifik, për matjen, kontrollin në distancë dhe mirëmbajtjen. Ajo që i dallon pajisjet tona është ekosistemi IoT integral që lidh në mënyrë të efektshme botën dixhitale virtuale me botën reale.

Gama jonë e produkteve IoT

Bashkohuni me komunitetin e zhvilluesve të Belimo

A jeni gati për të filluar zhvillimin e aplikimit tuaj të ri?

Hapësira e zhvilluesve Belimo ju jep mundësi të zhvilloni aplikimin tuaj duke vizualizuar dhe optimizuar të gjitha pajisjet tuaja Belimo në pozicion, duke simuluar shërbimin dhe mirëmbajtjen siç do të bënit në ndërtesën e vërtetë, dhe duek i ndarë këto hollësi me kolegët dhe palët e treta.

Pyetje ose komente?

Na kontaktoni: iot@belimo.ch